Fjalë Kyçe

I moshuari u zhduk para 3 muajsh, gjendet i gjallë në bjeshkët e Kamenicës

I moshuari u zhduk para 3 muajsh, gjendet i gjallë në bjeshkët e Kamenicës

Në male besohet se qëndroi për gati 3 muaj.  E tek këtë javë, 70 vjeçari, Aziz Avdiu që është banor i Sojacës në Serbi, u gjet këndej kufirit nga banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës. Gjendja e tij nuk ishte aspak e mire.

Sefedin Maliqi që e gjeti derisa po kujdesej për bagëtinë, thotë se i moshuari nuk ishte në gjendje të mirë psiqike, pasi shfaqej i frikësuar se andej mund të hynte policia serbe, njofton Klan Kosova.