Fjalë Kyçe

I ndahet mirënjohje qytetarit nga Rahoveci që gjeti dhe ia ktheu 10 mijë e 300 euro personit që i kishin humbur

I ndahet mirënjohje qytetarit nga Rahoveci që gjeti dhe ia ktheu 10 mijë e 300 euro personit që i kishin humbur

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka ndarë mirënjohje qytetarit Shaip Himaj, i cili javë më parë kishte gjetur 10 mijë e 300 euro dhe ia kishte kthyer personit që i kishin humbur, përcjell Reporteri.net.

“Me kënaqësi të veçantë e prita në takim z. Shaip Himaj nga fshati Gexhë, të cilit i dhashë mirënjohje për fisnikërinë dhe humanizmin e treguar, që më 8 prill i kishte gjetur 10 mijë e 300 euro dhe i kishte kthyer në Policinë e Kosovës, një akt ky shumë i çmuar. E falënderoj z. Himaj për këtë veprim ndershmërie dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të ndjekin shembullin e njëjtë, kështu duke treguar kulturë e dinjitet njerëzor”, shkroi Latifi në Facebook.