Labinot Kabashi është një nga futbollistët më të pafat që ka Kosova.
Talenti 19 vjeçar që paraqitet në radhët e Barcelonës, do të mungojë gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm shkaku i një lëndimi të ri që ka pësuar.
Faqja e besueshme në Twitter, Kosovan Football, bën të ditur se Kabashi i është nënshtruar një operacioni të ri, që e mban jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Kabashi edhe pjesën më të madhe të vitit 2018 e ka kaluar jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
Por, pavarësisht lëndimeve Barcelona po i qëndron prapa 19 vjeçarit nga Kosova, duke i besuar talentin dhe shpirtit luftarakë të tij, ku së fundi i ka vazhduar kontratën dhe i ka vendosur klauzolë prej 40 milionë euro. /GazetaAlo