Fjalë Kyçe

I pa kënaqur me gjobën që i dhanë, prizrenasi sulmon policët

I pa kënaqur me  gjobën që i dhanë, prizrenasi sulmon policët

Një qytetar nga Prizreni ka sulmuar dy zyrtar policorë, pasi i njëjti nuk është pajtuar me gjobën që i kanë vënë.

Personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, ka sulmuar verbalisht dy zyrtar policor.

Nuk raportohet për lëndime.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.