Në fshatin Marmull të Gjakovës mbrëmë ndodhi një vrasje, ku Tun Bezhi mbeti i vrarë ndërsa Anton Nikollaj u plagos.
E, lidhur me këtë rast sot ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se personi i plagosur sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë.
“Një mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me këtë rast, policia njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar e të cilët janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Policia ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./Gazeta Alo/