Fjalë Kyçe

I refuzohet ankesa, Specialja ia vazhdon paraburgimin Selimit

I refuzohet ankesa, Specialja ia vazhdon paraburgimin Selimit

brojtja e ish-deputetit, Rexhep Selimi, ka ankimuar në Gjykatë të Apelit, vendimin e gjykatësit paraprak, me anë të së cilit këtij të fundit i ishte vazhduar paraburgimi, mirëpo paneli i Apelit ka refuzuar ankesën e tyre.

Sipas vendimit, në Apel, Selimi zhvillon dy baza ankimore që konsistojnë në gabimet e supozuara të ligjit dhe fakteve, si dhe në keqpërdorimin e pretenduar të diskrecionit të kryer nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Mbrojtja kishte kërkuar që Paneli i Gjykatës së Apelit të ndryshojë vendimin e kundërshtuar dhe të urdhërojë kushtëzimin e tij të menjëhershëm lirim deri në 30 ditë para fillimit të gjykimit.

Paneli ia ka refuzuar në tërësi ankesën e Selimit.

Sipas vendimit, konkretisht, Paneli nuk gjen bazë për argumentin e Selimit se gjyqtari i procedurës paraprake e ka keqkuptuar propozimin e Selimit që Sekretaria të mbajë përgjegjësinë parësore të monitorimit.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë./ BetimipërDrejtësi