Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.
Një i ri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net u tha se rreth orës 05:32 familjarët kanë njoftuar se i riu në fjalë është gjetur pa shenja jete në një prej dhomave.
“Familjarët kanë vërejtur njolla gjaku. Pas marrjes së informacioneve, Policia bashkë me Ambulancën kanë arritur në vendin e ngjarjes nga ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Po ashtu u tha se në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë Policia dhe Prokurori.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.”
Sipas raportimit të mediave lokale rasti ka të bëjë me vetëvrasje, ndërsa viktima është 24 vjeçar.