Fjalë Kyçe

I riu kosovar proteston para Qeverisë, me litar në fyt e pranga në duar

I riu kosovar proteston para Qeverisë, me litar në fyt e pranga në duar

Një i ri kosovar ka vendosur të protestojë para objektit të Qeverisë së Kosovës për ikjet që po bëhen nga vendi dhe shkallën e lartë të papunësisë

Me një litar rreth qafës, pankartë në duar dhe një valixhe afër vetës, i riu ka dalë para Qeverisë në shenjë proteste.

“Ëndrrat na i keni vjedhë, shpresat na i keni vra!”, shkruan në pankartën që ai mbanë në duar.

Po ashtu, ky i ri në duar mbanë edhe diplomën e fakultetit dhe pasaportën e Kosovës.