Fjalë Kyçe

I vdiqën dy prindërit në moshë të re, drejtori i emëruar sot në Komunën e Prishtinës ua dedikon suksesin nënës dhe babait të ndjerë

I vdiqën dy prindërit në moshë të re, drejtori i emëruar sot në Komunën e Prishtinës ua dedikon suksesin nënës dhe babait të ndjerë

Donat Lushaku është emëruar Drejtor i Kadastrit në Komunën e Prishtinës. Ai humbi të dy prindërit në moshë të re, e këtë sukses të tij ua dedikon pikërisht atyre.

“Ky sukses u dedikohet dy prindërve të mi, të cilët janë gjithnjë e përditë në lutjet e kujtimet e mia”, shkruan ai.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës, familjarë e miq të mi,

Sot, me vendimin e Kryetarit të kryeqytetit – z. Perparim Rama jam emëruar Drejtor i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, për çka jam falenderues gjithnjë për besimin e mundësinë.

Ky rrugëtim ka qenë i vështirë, plot sfida e shumë punë, por mbështetja e secilit nga ju e ka bërë më të lehtë e më kuptimplotë qëllimin tim – shërbimin ndaj qytetarit.

Besimin e dhënë e shoh si përgjegjësinë e detyrën më të rëndësishme të jetës sime, të cilën zotohem se do ta kryej me nder e përkushtim ndaj secilit qytetar të qytetit tim, padallim.

Sot, i kujtoj vetes se para çdo vendimi – ndershmëria, profesionalizmi e transparenca do të jenë udhërrëfyesit e punës sime.

Jam rritur politikisht në shtëpinë time të dytë – Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe sigurisht se dyert e hapura nga kryetari Lumir Abdixhiku kanë qenë mundësi e mirë dhe e drejtë, për çka jam falenderues, siç jam falenderues ndaj nëndegës e degës sime.

Ky sukses u dedikohet dy prindërve të mi, të cilët janë gjithnjë e përditë në lutjet e kujtimet e mia.

Me besimin në Zot e familje shpresoj të dalë faqebardhë nga kjo detyrë!

Sinqerisht i juaji,

Donati./indeksonline