Fjalë Kyçe

I vodhën me forcë para një shtetasi gjerman, arrestohen dy adoleshentë shqiptar

Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë pasi i vodhën para me forcë një shtetasi të huaj.

Shtetasit e arrestuar janë I.T., 14-vjeç dhe D.M., 17-vjeç të dy banues në Vlorë.

Sipas policisë dy të rinjtë i vodhën në zonën e “Plazhit të Vjetër” një shtetasi gjerman 50 euro.

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu bëhet me dije nga policia e Vlorës se në pranga ka rënë dhe një 20 vjeçar me inicialet D.F..

20-vjeçari u arrestua pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Lancia” në rrugën “Duro Shaka” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë, raporton Vizon Plus.

Nga aksidenti u plagos pasagjeri F. Z., 20-vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.