Fjalë Kyçe

I zgjatet masa e ndalimit edhe për 48 orë xhudistit, Akil Gjakova

I zgjatet masa e ndalimit edhe për 48 orë xhudistit, Akil Gjakova

Xhudistit kosovar, Akil Gjakova i është zgjatur masa e ndalimit edhe për 48 orë.

Gjakova është ndaluar si i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka thënë se pas ndalimit për 48 orë gjykata do të marrë një vendim.

“Sot nuk pritet te merret vendimi. Te pandehurit i është zgjate masa e ndalimit edhe për 48 ore, brenda këtij afati gjykata do të nxjerrë vendim”, tha ajo.