Fjalë Kyçe

Ia dëmtoi gomat më parë, llapjani i jep ultimatum 30-vjeçarit: Që s’i ndërron deri në 6, kom me të vjerrë e me të lanë sakat

Ia dëmtoi gomat më parë, llapjani i jep ultimatum 30-vjeçarit: Që s’i ndërron deri në 6, kom me të vjerrë e me të lanë sakat

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur në fshatin Bradash të komunës së Podujevës, ku një 30-vjeçar është përballur me kërcënime serioze nga një i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi viktima dyshohet se kohë më parë ia kishte dëmtuar gomat e veturës së dyshuarit, për çka edhe denoncuar në Polici.

Mirëpo i dyshuari nuk pritur që çështjen ta zgjidhin organet e rendit, por ka vendosur që ta vë vetë drejtësinë. Sipas burimeve ai ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefonin e 30-vjeçarit, duke i dhënë ultimatum që t’ia ndërrojë gomat e dëmtuara deri në orën 18:00.

Në të kundërtën ai është shprehur se do hakmerret duke e varur dhe duke e gjymtuar viktimën.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, 39-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.