Një veturë është përfshirë nga zjarri në Shtërpcë.
Një serb në Shtërpcë ka raportuar se disa të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës së tij, me ç ‘rast vetura është djegur në tërësi , ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe garuzhda, njofton PK.
“ Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktel molotovi në drejtim të veturës së tij me targa të Serbisë, me ç ‘rast vetura është djegur në tërësi , ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe garazhda. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 35.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar”