Fjalë Kyçe

Ia kishte lënë një porosi në takimin e tyre të fundit – Gold AG thotë se do t’ia çojë amanetin në vend regjisores Berisha

Ia kishte lënë një porosi në takimin e tyre të fundit – Gold AG thotë se do t’ia çojë amanetin në vend regjisores Berisha

Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë regjisorja dhe ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.

Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

Vdekja e saj e hershme ka tronditur të gjithë, ndërsa reagimet në rrjet kanë qenë të pashmangshme.

Një të tillë e ka bërë edhe reperi Gold AG, të cilit në takimin e tyre të fundit ia kishte lënë edhe një porosi.

“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë”.

“Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.

Berisha theksojmë që ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.