Një gruaje iu thyen dhëmbët dhe nofulla pas një sulmi të ashpër nga i dashuri i saj. Ai e sulmoi atë pasi ajo ‘ndryshoi foton e profilit në Facebook’.
Lois Ashton, nga Liverpuli, u godit aq fort në fytyrë se tre nga dhëmbët e saj i ranë në tokë dhe njëri iu fut thellë në duke depërtuar deri te hunda.
29-vjeçarja, e cili tani është i detyruar të vendosë proteza, u sulmua nga ish-i dashuri Andrew McNair pasi kishte kaluar një natë me shokë.
McNair, i cili ishte burgosur për 36 muaj, nisi sulmin e dhunshëm pasi pa se Ashton e kishte hequr atë nga fotografia e saj.
Zonja Ashton tha: “Ai ishte i dashur në fillim dhe aq i sjellshëm me mua. Por, me kalimin e muajve, ai ndryshoi.
“Më kujtohet hera e parë që më rrahu në fytyrë.
“Një herë tjetër ai më rrahu në kokë dhe më la me një sy të nxirë.
“Unë mendova se ishte më mire të ndahemi, por ai vazhdonte të më merrte në telefon çdo ditë duke thënë se i vinte keq dhe qante, kështu që unë do të përfundoja duke u kthyer”.
Ashton, e cila tani ka shenja të stresit post-traumatik, tha se ajo ‘mendoi se do të vdiste’ gjatë sulmit dhe iu desh të zvarritej në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Në natën e sulmit, McNair e kishte vërejtur atë në një ‘mbrëmje vjazash’ ku Ashton kishte dale me miqtë e saj./GazetaAlo/