Fjalë Kyçe

Ibrahimi: Kurti po e sheh që udhëheqja e shtetit nuk është livadh me lule

Ibrahimi: Kurti po e sheh që udhëheqja e shtetit nuk është livadh me lule

Opinionisti Ilir Ibrahimi tha se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur përfituesit e skemave sociale dhe pensioneve nuk ka efekt në uljen e çmimeve, por në rritjen e tyre.

“Veprimi i sotëm i cili është për vetëm një ose dy muaj do të ndikojë në rritjen e çmimeve, sepse rritet kërkesa, pensionistët ose shtresat sociale do të kenë mundësi që të blejnë, por çmimet nuk do të ulen. Unë bile parashikoj që çmimet do të rriten edhe më shumë, nuk ka ndonjë shkop magjik, prandaj nuk duhet t’i biem qeverisë në kokë që të ndikojë në uljen e çmimeve pasi nuk ka një formulë që mund të bëjë, mund të merren masa të ndryshme të cilat ndoshta jo afatshkurta”, tha Ibrahimi në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje Ibrahimi tha se ekonomia e tregut të lirë nuk mund të menaxhohet nga shteti dhe se kryeministri Kurti nuk mund t’i kontrollojë çmimet.

“Betejat e kaluara kanë qenë beteja të cilat nëse e marrim si shembull Kurtin në vitin 2014, tani ai e sheh që ekonomia dhe udhëheqja e shtetit nuk është livadh me lule, ato janë më tepër për konsum populist të një mase të caktuar, mirëpo shteti nuk e menaxhon ekonominë, se nuk mund të e menaxhojë, në sistemin të cilin e kemi zgjedhur ne ekonominë e tregut. Unë nuk do të kisha dëshirë të shohë një kryeministër që i kontrollon çmimet, tregu e përcakton, ka masa që mund t’i ndërmarrë qeveria” tha Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit qeveria duhet të bëjmë më shumë në luftimin e informalitetit për të bërë politika që i ndihmojnë ekonomisë.

“Ti nuk mund të marrësh masa për sektorin e bukës kur ne e dimë që ndoshta mbi 90% e kësaj industrie është informale, asnjë furrë as nuk paraqet taksa as nuk e din, tash nëse do të marrësh një politikë rreth kësaj industrie nuk e di nga fillon, sepse nuk ke të dhëna, pra luftimi i informalitet mund të ndikojë në bërjen e politikave me të mira, te prodhuesi vendor mund të ketë ndikim me subvencione”.

“Të jep një mundësi për të bërë politika me të mira, sepse nëse nuk e di se çfarë po ndodhë në atë sektor nuk mund të ndërmarrësh as politika, por unë prapë as si ideologji nuk e shoh ndërhyrjen e shtetit, sidomos kur vjen puna të çmimet dhe inflacioni, politikë monetare nuk kemi, mirëpo ndikim e sektorit e shohë të prodhuesi vendor, duke qenë ekonomikisht shumë me deficit tregtar të madh aty mund të ndikohet, mirëpo as aty nuk ka ndikim të madh në zbutjen e çmimeve tani”, tha Ibrahimi.