Fjalë Kyçe

Ibrahimovic do të pensionohet këtë vit nëse Milani fiton kampionatin

Ibrahimovic do të pensionohet këtë vit nëse Milani fiton kampionatin

E pabesueshme por e vertete! Zlatan Ibrahimovic mund të jetë në të 40-at, por deri vonë në deklaratat e tij thoshte se do t’i varte këpucët sapo të shihte dikë më të mirë se ai.

Ai ndoshta e gjeti atë sepse, sipas Gazzetta dello Sport, ylli suedez vendosi të tërhiqej këtë verë, ku i përfundon kontrata me “rossonerët”.

Por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Zlatan tha se kjo do të ndodhë nëse Milani fiton kampionatin apo Kupën e Italisë. Dhe arsyeja është se atij do t’i kishte pëlqyer ideja për t’i dhënë fund karrierës së tij si fitues.

Sigurisht që suedezit ende nuk i ka ardhur një propozim përfundimtar, por po e shqyrton seriozisht, transmeton abc. Disi skuadra e Stefano Piolit tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi, me disa nga emrat e mëposhtëm në krye të listës. Skamaka, Origi , Isaac, David, Bellotti, janë disa nga kandidatët.