Fjalë Kyçe

Ibrahimovic pritet të jetë titullar te Milani pas pesë muajsh

Ibrahimovic pritet të jetë titullar te Milani pas pesë muajsh

Zlatan Ibrahimovic pritet të përfshihet nesër (e shtunë) në formacionin titullar të Milanit kundër Bolognas, duke nisur ndeshjen e tij të parë pas pesë muajsh.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, trajneri Stefano Pioli ka të ngjarë të zgjedhë suedezin si sulmuesin e vetëm të Milanit në ndeshjen e tyre në udhëtim në Stadio Dall’Ara nesër.

Ibrahimovic e filloi ndeshjen e tij të fundit më 5 maj, në fitoren 3-0 të kuqezinjve ndaj Juventusit dhe nga ajo kohë kanë kaluar plot pesë muaj.

Gjatë asaj ndeshje, ai mori një dëmtim në gju që e detyroi të humbasë Euro 20202 dhe ndeshjet hapëse të sezonit me Rossonerët.

40-vjeçari ka tre paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, por ai gjithmonë ka ardhur nga stoli si zëvendësues, duke shënuar një gol kundër Lazios në fitoren 2-0 në San Siro.

Ibrahimovic luajti 32 minuta kundër Portos të martën, duke zëvendësuar Olivier Giroud në pjesën e dytë. /Telegrafi/