Fjalë Kyçe

“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

Luis Suarez e ka cilësuar Darwin Nunez një ‘idiot’ për vendimin që kishte marrë gjatë një ndeshje të Liverpoolit.

Darwin Nunez iu bashkua Liverpoolit në 2022, por sulmuesi uruguaian ka dështuar që të bind tifozët e klubit me paraqitjet e tij që prej transferimit prej 85 milionë eurosh.

Këtë sezon 24-vjeçari është përmirësuar, pasi ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 13 asistime në të gjitha garat.

Sidoqoftë, së fundmi ka pasur raportime se Nuenz do të largohet nga klubi në verë me ekipe si Barcelona që është e interesuar për shërbimet e tij.

Në një intervistë të dhënë për ESPN Uruguay, Nunez zbuloi se Suarez shpeshherë i dhuron atij këshilla, veçanërisht kur ylli i Liverpoolit e gjen veten në momente të vështira.

“Jashtë fushës, ne kemi një raport shumë të mirë, une e ndjek atë gjithmonë sepse Luis është një idhull për mua, dhe ai më jep këshilla shumë”.

“Për shembull, gjatë kohës kur godita një lojtar me kokë (ndaj Crystal Palace), Luis ishte i pari që më shënonte mua”.

“’Ti idiot, mos e bëj më këtë, një tjetër idiot po të flet ty dhe ai e ka bërë këtë disa herë’”, më ka thënë ai mua. Me Luis, ne kemi krijuar një raport shumë të mirë”, përfundoi Nunez.