Fjalë Kyçe

Iftar në rrugët e Vjenës

Iftar në rrugët e Vjenës

Muaji i Ramazanit dhe agjërimi janë pjesë e jetës kulturore në Vjenë.

Muaji i agjërimit nuk përjetohet vetëm shpirtërisht, por gjithashtu nënkupton edhe socializmin dhe përbashkim për myslimanët.

Njerëzit me prejardhje dhe kultura të ndryshme bëhen bashkë, ushqehen, bisedojnë dhe shkëmbejnë ide.

Shumë prej tyre marrin me vete familjarët, miqtë ose fqinjtë, njofton Klan Kosova.

Në të tilla raste, xhamia e Bosnjës në Hippgasse gjithmonë hap dyert për myslimanët dhe gjithë ata që duan ta shijojnë iftarin në ambient të hapur.

Festivali i Iftarit në ambient të hapur mbledhë gjithmonë mijëra njerëz të komunitetit mysliman. Madje, edhe kalimtarët e rastit shpesh herë ulen dhe shijojnë iftarin.