Fjalë Kyçe

Igli Tare mohon zërat se Muriqi do të transferohet te CSKA Moscow

Igli Tare mohon zërat se Muriqi do të transferohet te CSKA Moscow

Vedat Muriqi nuk do të transferohet në Rusi te CSKA Moscow. Kështu deklaroi drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Gjatë ditëve të kaluara u shtuan zërat se Vedat Muriqi kishte pranuar një ofertë nga klubi i njohur rus dhe pritej që edhe ta pranonte.

Megjithatë, sipas Tares kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Ishin lajme të rreme. Ai nuk do t’i bashkohet CSKA Moscow”, deklaroi Tare kur u pyet për Muriqin.


Sulmuesi kosovar nuk po arrin ta gjejë te Lazio formën që kishte te Fenerbahce dhe largimi i tij gjatë janarit duket se është i pashmangshëm. /Express