Fjalë Kyçe

IHMK thirrje qytetarëve të mos ekspozohen në diell, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

IHMK thirrje qytetarëve të mos ekspozohen në diell, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

IHMK njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

“Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.