Fjalë Kyçe

IKSHP-ja tregon se prej cilave vendbanime janë të 21 rastet e reja me koronavirs

IKSHP-ja tregon se prej cilave vendbanime janë të 21 rastet e reja me koronavirs

Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik –IKSHP ka konfirmuar sot edhe 21 raste te reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas IKSHP-së në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.