Fjalë Kyçe

IKSHPK-ja bën thirrje për mosgrumbullim, fton qytetarët ta marrin dozën përforcuese

IKSHPK-ja bën thirrje për mosgrumbullim, fton qytetarët ta marrin dozën përforcuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka ripërsëritur thirrjen që të respektohen masat anti-COVID, për faktin se rastet pozitive janë rritur që nga fillimi i vitit. IKSHPK-ja thotë se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet ditëve në vazhdim, derisa bën thirrje për mosgrumbullim.

“Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, thuhet në njoftim.

Instituti ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit pasi “është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19”, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet”.

“Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.”