Fjalë Kyçe

IKSHPK-ja bën thirrje të shmangen grumbullimet e njerëzve

IKSHPK-ja bën thirrje të shmangen grumbullimet e njerëzve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID.

Në njoftim IKSHPK-ja ka thënë se situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respktimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim. Rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, ka thënë ai.