Fjalë Kyçe

IKSHPK, siguron qytetarët: Vaksinat anti-COVID kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin

IKSHPK, siguron qytetarët: Vaksinat anti-COVID kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve, thekson se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Instituti thekson se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

Qytetarë të dashur!

Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19: VAKSINIMI!

Për hir të shëndetit tuaj!

Ju lutemi!

➡️ Vaksinohuni! 🙏

➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Mos u ndjej më në siklet gjatë verës, elemino celulitin në 10 ditë.
Mira Piel
Mos u ndjej më në siklet para pushimeve, elemino celulitin në vetëm 10 ditë.
mjekesia.com
Learn Why Is It Good to Put an Onion in Your Socks when Going to Sleep
Little-Tricks.com
➡️ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

➡️ Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

➡️ Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtës nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni! 🙏

➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Ndryshe, sot (e premte) në Kosovë janë regjistruar edhe tri viktima nga coronavirusi dhe janë regjistruar 1,128 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 7,424 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, nga sëmundje COVID-19 janë shëruar edhe 46 persona ndërsa raste aktive janë 5,493.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 113,781 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19.248 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 192.503 persona, derisa sipas autoriteteve 559,007 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.