Fjalë Kyçe

Imami nga Deçani kërkon mbylljen e “Big Brother, Përputhen e It’s My Love”: Po na degjenerojnë rininë

Imami nga Deçani kërkon mbylljen e “Big Brother, Përputhen e It’s My Love”: Po na degjenerojnë rininë

Imami nga Kosova, Naser Tolaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka reaguar për emisionet që po transmetohen në televizion.

Tolaj u shpreh se emisioni siç janë Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj janë emisione degjeneruese, shkatërruese, terrorizuese dhe kriminale.

Përmes këtij postimi, ai kërkoi që të mbyllen këto programe.

Postimi i plotë:

“Krim nuk eshte vetem qe te  vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh (degjenerosh) rinine.

Mos te harrojme se roli i medias informuese eshte edhe roli i edukimit te  shoqerise

Tani se cfare informimi dhe cfare edukimi po i  sherbehet shoqerise tone neper media Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO.

Per kete ka thene Pejgamberi a.s:

“Kur ske turp ben cfare te  duash”.

Ne  vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj.

Jane per keqardhje te gjithe ata qe drejtojne keto emisione e sidomos per ty Valon Maloku, nga vitet qe ke.

Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje  në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone.

Ngase per mua eshte teper shqetesuese se cka po na ofrojne mediat tona dhe se kujt po i jepet  hapsire në TV-t tona“