Fjalë Kyçe

Imer Zeqiri zgjedhet Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Imer Zeqiri zgjedhet Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Imer Zeqiri, u zgjodh kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës sot në kuvendin e IV-të zgjedhor.

“Sot më, 27.11.2021, Sindikata e Policisë së Kosovës në ambientet e hotel Grandit, zgjodhi organet e reja drejtuese, ku kryetar i ri i Sindikatës se Policisë së Kosovës u zgjodh z.Imer Zeqiri, kurse nënkryetar u zgjodh z. Avdi Hoti.”, thuhet në njoftim.

Përpos mysafirëve që ishin prezent, u ndanë mirënjohje  për ish-kolegët dhe ish përfaqësuesit e Sindikatës së PK-së.

Kuvendi i përmbylli punimet, duke ju dëshiruar organeve të reja punë të mbarë dhe suksese në realizimin e të drejtave të punonjësve të Policisë së Kosovës.