Fjalë Kyçe

Incident në koncertin e Noizy-t, dalin pamjet

Incident në koncertin e Noizy-t, dalin pamjet

Një incident ka ndodhur në koncertin e Noizy-t.
Reperi Rigels Rajku ose siç nihet me emrin e artit Noizy, i pushton gjithmonë tituj e para të mediave rozë me jetën e tij private dhe atë profesionale.

Reperi ka mijëra fansa të muzikës së tij dhe clubet ku ai ftohet për të performuar gjithmonë janë plotë.Së fundmi në një nga koncertet e reperit ka ndodhur një incident ku një fans është ngjitur në skenë për të bërë foto me Noizy-in kur ky i fundit po këndonte.

Por fansi nuk ia ka dalë pasi ka ndërhyrë sigurimi duke e larguar nga skena. Reperi duket se ky veprim i sigurimit nuk i ka pëlqyer dhe i është afruar fansit për të bërë foton. Fansi është nxjerr jashtë nga sigurimi dhe nuk është lejuar të bëj foto me reperin as pas ndërhyrjes së tij.