Fjalë Kyçe

Incizon tri këngë për një ditë, Enca: Vallaj legjendë jam

Incizon tri këngë për një ditë, Enca: Vallaj legjendë jam

Enca Haxhia ka realizuar tri këngë të reja brenda një dite.

Enca Haxhia ditët e fundit po qëndron me orë të tëra në studio muzikore, për të incizuar këngë të reja, shkruan lajm.net.

Këngëtarja, përmes postimeve të fundit, ka pyetur fansat nëse janë gati për projektet e reja, që pritet t’i publikojë shumë shpejt.

E në fotografinë e fundit, ajo tha se i përfundoi tri këngë për një ditë, e për këtë e quan veten legjendë.

“3 keng të kryera pne 1 dit, vallaj Legjend jam”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Jealous”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.