Fjalë Kyçe

Infektologia: 19 pacientë të shtruar në Infektivë, varianti Omicron nuk ka treguar agresivitet në Kosovë

Infektologia: 19 pacientë të shtruar në Infektivë, varianti Omicron nuk ka treguar agresivitet në Kosovë

Deri më tani varianti Omicron në Kosovë nuk ka ndikuar në mbingarkesën e spitaleve. Megjithatë profesionistët bëjnë thirrje për kujdes.

Javët e fundit rastet pozitive me coronavirus në Kosovë kanë shënuar rritje të dukshme.

Pavarësisht rritjes enorme të numrit të infektimeve, situata në spitale mbetet e menaxhueshme.

Infektologia Vera Berisha thotë se aktualisht në Klinikën Infektive në Prishtinë janë 19 pacientë të shtruar me coronavirus.

“Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar, por për fat të mirë asnjëri nga ta nuk janë të intubuar apo në ventilim mekanik”, deklaroi Berisha në RTV Dukagjini.

Berisha thotë se aktualisht ka vende të lira në klinika por sipas saj për shkak të fluksit të madh të vizitave situata mund të ndryshojë.

Infektologia thotë se mos respektimi i masave nga qytetarët ka ndikuar në shtimin e rasteve.

Duke folur për varianton Omicron të coronavirusit, Berisha thotë se deri më tani në Kosovë ky virus nuk ka shkaktuar shumë problem te pacientët.

“Sigurisht se pasojat e infektimit varen edhe nga gjendja shëndetësore e pacientit pasi sigurisht te personat me imunitet të kompromituar mund të ketë pasoja më të rënda, port e pacientët me imunitet stabil, Omicroni nuk ka shkaktuar gjendje të rëndë”.

Doktoresha thotë se vaksinimi në Kosovë ka ndikuar që gjendja në spitale të jetë më pak e ngarkuar.