Fjalë Kyçe

Infektologu Sadiku: Në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të COVID-19

Infektologu Sadiku: Në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë se në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të Covid-19.

Tutje, ai shtoi se nga ky virus përhapet shumë shpejt te të rinjtë.

“Faktikisht sipas informatave që ka dhënë ministria e IKShPK janë 97%. Ne nuk kemi informata se ku janë marrë mostrat. Ky numër i lartë i të infektuarve me variantin e ri britanez është edhe në Kosovë”, thotë ai për EkonomiaOnline.

“Zakonisht kemi familjar Covid të sëmurë dhe kjo formë e të infektuarit e vërteton që kemi raste me tipin britanez sepse përhapet më shpejt”.

Mes tjerash, Sadiku i konsideron të duhura masat e Qeverisë, duke shtuar se do të ketë më pak raste.

Madje ai theksoi se vaksinimi sa më i madh i personave i fut ata nën kontroll, raporton EO.

“Këto masa që janë marrë për arsye se tre muajt e fundit ka pasur shumë pak respektim të masave dhe konsideroj që me fillimin e respektimit të masave do të kemi numër më të vogël dhe kjo do të krijojë mundësi për vaksinim”.

“Vaksinimi sa më i madh i njerëzve i fut ata më shumë nën kontroll”.