Fjalë Kyçe

Infektologu Valbon Krasniqi flet për betejën e tij me Covid-19

Infektologu Valbon Krasniqi flet për betejën e tij me Covid-19

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi, është shëruar nga Covid-19. Ai thotë se 14 ditët me koronavirus nuk ishin të lehta për të.

“Për fat të mirë kalova këtë sëmundje duke qëndruar në shtëpi. Nuk kisha nevojë për shërbim spitalor”, nis ai rrëfimin.

“Megjithatë ishte një periudhë prej më shumë se dy javësh jo edhe aq shumë e këndshme. Kisha disa probleme pak më serioze gjatë javës së parë ndërkohë që pastaj gjatë javës së dytë vetëm fillova të përmirësohem dhe të kem një shërim më të shpejtë”, thotë Krasniqi për RTV Dukagjini.

“Kisha përkrahjen maksimale të familjes, të shokëve, të miqve të cilët më telefononin dhe më inkurajonin”, shton ai.

Krasniqi edhe një herë u ka bërë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK’së.

“Të ju them të drejtën nuk është gj e lehtë virusi prandaj ne vazhdojmë të bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat dhe të mos vijnë në kontakt me virusin”, tha Krasniqi.