Fjalë Kyçe

Infermieri u ther me thikë, Sindikata e infermierëve të premten në protestë

Infermieri u ther me thikë, Sindikata e infermierëve të premten në protestë

Së fundi në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është therur me thikë një infermier, teksa Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka njoftuar për një protestë.

Protesta është planifikuar të mbahet këtë të premte, më datë 02.10.2020 në ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, ndërsa kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, shkruan Indeksonline.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, fton të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese, që me datë 02.10.2020 duke filluar nga ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, në protestë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”.