Fjalë Kyçe

Iniciativa e veçantë e Kaqusha Jasharit, fton për kafe të gjitha vajzat që mbajnë emrin e saj

Iniciativa e veçantë e Kaqusha Jasharit, fton për kafe të gjitha vajzat që mbajnë emrin e saj

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate Kaqusha Jashari, e cila ka qenë edhe në poste drejtuese në institucionet e Kosovës në kohën kur ishte krahinë autonime në kuadër të ish-Jugosllavisë, ka një iniciativë të veçantë. Ajo ka ftuar në një kafe rasti në një prej lokaleve në Prishtinë të gjitha ato vajza që mbajnë emrin Kaqusha.

Të kujtojmë se Kaqusha Jashari është shquar për rezistencën e saj ndaj presionit të Serbisë mbi Kosovën, derisa shumë prindër u kanë vënë fmijëve të tyre emrin e saj, si simbol të kësaj rezistence.

Postimi i plotë:

Ftohen vajza (gra) me emrin Kaqusha ne restorant “te pishat” ne Prishtine (qender) te dielen me daten 29.09 ne oren 12. Ju lutem konfirmoni deri te shtunen.