Fjalë Kyçe

Insistimi i Thaçit në idenë e rrezikshme për vendin

Insistimi i Thaçit në idenë e rrezikshme për vendin

Para dy ditësh kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa pasur korrigjim të kufijve në mes të dyja shteteve. Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky propozim i presidentit të Republikës përpos që është i rrezikshëm, e ka ndarë edhe skenën politike brenda vendit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka bërë të ditur edhe një herë se nuk ka hequr dorë nga ideja për ridizajnim të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Para dy ditësh kreu i shtetit ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa pasur korrigjim të kufijve në mes të dyja shteteve. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky propozim i Thaçit përpos që është i rrezikshëm, e ka ndarë edhe skenën politike brenda vendit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, kreu i shtetit në ditët e fundit ka përsëritur edhe një herë se në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë do të ndodhë edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Përfaqësuesit e Luginës kanë thënë se ata presin që ose të ndodhë një gjë e tillë, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Republikës së Kosovës, ose të drejtat e shqiptarëve të Luginës të trajtohen sipas parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se projekti për korrigjim të kufijve është projekt i Serbisë e në asnjë rrethanë projekt i Republikës së Kosovës.