Fjalë Kyçe

Inspektorati në Prishtinë në aksion kundër taksive ilegale

Inspektorati në Prishtinë në aksion kundër taksive ilegale

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka njoftuar se të dielën është duke zhvilluar aksion kundër taksive ilegale në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit nga kjo drejtori, përveç problemeve që këto taksi shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin gjithashtu edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët i shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.

“Drejtoria e Inspektoratit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftim.