Fjalë Kyçe

Inspektorët largojnë shitësit ambulantë, në Mitrovicë

Inspektorët largojnë shitësit ambulantë, në Mitrovicë

Shitësit që shesin mallra dhe produkte të udhqimit në trotuar tash e tutje nuk do të lejohen më, në Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

“Drejtoria e Inspeksionit e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksionin, duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira të tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga qytetarët.

Inspektorët komunalë bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të policisë apo shqiptim ndëshkimesh mandatore”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, theksoi se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve