Fjalë Kyçe

Insporti raporton për plaçkitjen e Federatës në Brezovicë, zbulohet se çfarë ndodhi

Insporti raporton për plaçkitjen e Federatës në Brezovicë, zbulohet se çfarë ndodhi

Federata Skitare e Kosovës ishte cak i një sulmi plaçkitës të enjten pasdite, në Brezovicë.

Insporti ka mësuar se nga zyra janë vjedhur llaptopë, dy palë skija, poashtu edhe flamuri i Federatës dhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Megjithatë, përveç skijave, të gjitha paisjet tjera mësohet se janë gjetur nga Policia e Kosovës.

I pyetur nga Redaksia se si arritën të futen plaçkitësit brenda zyrës së Federatës, kryetari, Milaim Zeka ka treguar detaje interesante.

“Ata (plaçkitësit) janë futur me çelës, pasi çelësin e kanë pasur në recepsion, ku gjithmonë e lëmë një për shkaqe sigurie,” është shprehur ai.

“Pa dijeninë e Federatës Skitare të Kosovës, ata e kanë zhveshur komplet zyrën, duke i marrë gjërat dhe duke i dërguar me një qoshe, ku janë identifikuar nga Policia.”