Fjalë Kyçe

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për vërshime e përmbytje gjatë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për vërshime e përmbytje gjatë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit pritet të ketë vërshime dhe përmbytje në vend.

Në disa pjesë të vendit veçse kanë filluar vërshimet, të cilat kanë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.

“Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perendimore, veroperendimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, thuhet në njoftim.