Fjalë Kyçe

Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor

Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor

Më 6 dhjetor 2018, Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë nënshkruan një Protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.

Siç thuhet në njoftim, ky protokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse.

Të dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe të tyre. /Lajmi.net/