Tashmë është vendosur, Mauro Icardi do të largohet nga Inter.
‘Zikaltërit’ kanë nxjerrë në shitje sulmuesin argjentinas, të cilin nuk e konsiderojnë të dobishëm për skuadrën pas problemeve të shumta të shkaktuara në sezonin e kaluar.
E ardhmja e Icardi pritet të jetë në Itali, me Juventusin dhe Napolin që kanë shprehur interesim për të.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter i kanë vendosur çmimin 60 milionë euro Icardit, dhe nuk e kanë ndërmend të ulen më poshtë në këtë çmim.Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Sampdoria.