Prishtina dhe Feronikeli janë në garë për titull dhe distanca prej 5 pikëve nuk konsiderohet e vogël për Prishtinën, por as e madhe për Feronikelin, shkruan GazetaAlo.
Ndeshje tejet përcaktuese për shkëputje të mëtutjeshme të Niklit, apo shkurtim distanca për Prishtinën.
Ndërsa krejt kjo ka bërë që interesimi i medieve të jetë i jashtëzakonshëm. FC Prishtina dhe futbolli kosovar nuk ka pasur interesim më të madh për ndeshje kampionale, përveç ndeshjes së vitit të kaluar që përcaktonte titullin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Andaj, mbi 30 gazetarë do ta përcjellin ndeshjen e nesërme që nis nga ora 17:00. /GazetaAlo