Fjalë Kyçe

Interesim i madh i prizrenasve për të marrë vaksinën kundër Covid-19

Interesim i madh i prizrenasve për të marrë vaksinën kundër Covid-19

Tashmë në mbarë vendin procesi i vaksinimit po vazhdon.

Ndërsa krahas numrit të të infektuarve që është shtuar ndjeshëm e në shifra alarmante javën që lamë pas, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër virusit corona, virus ky që nuk po dihet se kur do të marrë fund, shkruan IndeksOnline.

Interesim i madh i qytetarëve është parë mëngjesin e sotëm në Prizren. Më saktësisht në sallën sportive “Sezai Surroi”, shihet numër i lartë i qytetarëve të ulur në tribuna , teksa presin në radhë për të marrë vaksinën.