Fjalë Kyçe

Interi minimalisht triumfon ndaj Torinos, mbyll vitin si lider

Interi minimalisht triumfon ndaj Torinos, mbyll vitin si lider

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi luajti ndaj Torinos në xhiron e 19-të.

Nerazzuri mposhti Torinon në ‘San Siro’, me rezultat minimal 1-0.

Denzel Dumfries me golin e minutës së 30-të, ishte heroi i vendasve, duke i siguruar tre pikët edhe në ndeshjen e fundit për këtë vit.

Zikaltërit kryesojnë në Serie A me 46 pikë, derisa mysafirët me 25 pikë gjenden në vendin e 11-të.

Mërgim Vojvoda për Torinon nuk ishte prezent fare sot./sinjali.