Fjalë Kyçe

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë më shumë besim te shqiptarët

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë më shumë besim te shqiptarët

Ipeshkvia e Kosovës, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka organizuar sonte pritje solemne në ambientet e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej nga u përçua mesazhi për bashkëpunim dhe mirësi.

Ipeshkvi Dodë Gjergji u shpreh se veçanti e festave janë mirësia dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, ndërsa pati edhe një porosi për Evropën që të tregohet më e drejtë me shqiptarët.

“Duke qenë se jemi në një fazë paqeje dhe në një moment kur duhet të vazhdojmë dialogun. Ne nuk duhet të kemi frikë të dialogojmë me njëri-tjetrin në familje, në shoqëri, ndërmjet familjeve, partive, popujve, sepse dialogu është parakusht i paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët, buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë për të tjerët. Prandaj, askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdor, apo ta mohoj nevojën për të”.

“Ftoj dhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore politike ose ekonomike që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te shqiptarët”, porositi ipeshkvi Dodë Gjergji, raporton KP.