Java e 29-të në Ipko Superligën e Kosovën vazhdon siparin me dy ndeshjet e ditës së diel.
Pas fitores së Feronikelit dhe Llapit, tashmë Prishtina është e obliguar të fitojë përballë Drenicës në “Fadil Vokrri” për të qenë në garë për titullin e kampionit.
Kryeqytetasit do përballen me kuqezinjtë nga Skenderaj që kanë ditur në të kaluarën ti paraqesin shumë probleme, teksa i tillë pritet të jetë edhe takimi i së dieles që fillon nga ora 19:00.
Këtë takim do ta drejtojë Selim Isufi, i cili do asistohet nga Besnik Morina dhe Driton Preniqi, ndërkohë Vigan Ibërdemaj do jetë gjqytarë i katërt.
Përballja tjetër e së dieles në Ipko Superligë zhvillohet në një termin më të hershëm se dueli Prishtina – Drenica.
Në “Riza Lushta” të Mitrovicës takohen Trepça ’89 dhe Liria. Dy këto skuadra kanë për objektiv mbijetesën, por prizrenasit janë në një pozitë më të palakmueshme dhe për ta kjo përballje do jetë jetike.
Kjo sfidë i është besuar për ta drejtuar Tefik Malokut. Jakup Musolli dhe Meriton Berisha do jenë gjyqtarë anësor, teksa Bardh Ajeti gjyqtarë i katërt.