Fjalë Kyçe

Irinej me thirrje për të rinjtë serbë në Kosovë: Qëndroni dhe mbijetoni

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, Irinej, iu ka bërë thirrje të rinjve serbë që të qëndrojnë në Kosovë.

Patriarku serb, Irinej, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një liturgji në Patriarkanën e Pejës, u tha besimtarëve serbë që të qëndrojnë në vendin e tyre në Kosovë dhe të mbijetojnë në këtë vend.

Siç shkruan “B92”, Irinej po ashtu iu ka thënë serbëve se nëse ai qëndron në Kosovë edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit serbë duhet të qëndrojnë në Kosovë.

“Unë jam këtu për vete dhe ju jeni këtu vetë. Qëndroni dhe mbijetoni”, citohet të ketë thënë Irinej.

Në Patriarkanën e Pejës, ishin mbledhur nxënësit serbë të shkollave të mesme nga Graçanica, Prelluzha, Llapna Sella dhe Gushterica ku u diskutua për rëndësinë e arsimimit të tyre.

Me këtë rast, Irinej i ka ftuar këta të rinj serbë që të qëndrojnë në Kosovë dhe të marrin drejtimin e popullit të tyre.

“Patriarku Irinej u takua me nxënësit serbë të shkollave të mesme duke i ftuar ata që të jenë të gatshëm të marrin drejtimin e popullit serb në Kosovë”, thuhet në deklaratë, transmeton më tutje lajmi.net.

Po ashtu Irinej, së bashku me peshkopin e Rashkës, Theodosius, dhe me klerikët e murgjit e tjerë kanë bërë një shëtitje në rrugët e qytetit të Pejës dhe më pas kanë vizituar Kishën e Shen Joanit Metropolis në Pejë.