Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka ironizuar me deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq se shqiptarët janë njerëz të malit.
Përmes një postimi në Twitter, Heldt ka thënë se gjermanët i duan malet.
Kujtojmë se deklarata e Bërnabiqit shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë.
Liderët shtetërorë të Kosovës kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj deklaratave nxitëse.