Reperi kosovar, Skivi mbrëmë ka ironizuar me kolegët e tij.
Mbrëmë reperi i njohur, Skivi me anë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale u tall me disa nga kolegët me projektet që kanë sjell gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.
Teksa ka folur për ta sot tregon se në vitin 2019 vjen me këta tituj të këngëve: “Intro-Nitro, Panika dhe 3. Jeta e shkurtë”.
Siç shihet Skivi do të rikthehet fuqishëm në vitin e ri me këngë të reja, të cilat tashmë i ka zbuluar për fansat e tij.
“Sytë e saj”, është projekti i fundit i publikuar nga Skivi në duet me Mërgim Mjekun.